Raporti është i dobët, problemet janë të hershme
18/08/2017 - 14:11 Nga: Arion Sulo

Kryeredaktori i gazetës Mapo, Arion Sulo analizon raportin e ministrave teknikë. Sipas tij problemet e shfaqura aty, janë probleme të hershme të zgjedhjeve shqiptare. Komenti per Ora News. 

Përshtypja e parë që mu krijua nga raporti i 6 ministrave teknikë të PD-së, ishte se ishte një material i dobët, ku i mungonin dy gjëra kryesore: Autoriteti i autorëve, për të thënë gjëra aq të mëdha dhe të forta dhe kryesorja mungonin gjetjet dhe provat që janë shumë tër ëndësishme në një raport.

Për pikën e parë kur them mungon autoriteti i autorëve, dua të them që ata janë palë nga PD në qeveri, sigurisht brenda qeverisë. Sigurisht syri dhe mekanzimat kundër shkeljeve dhe abuzimeve zgjedhore, por duhet të kemi parasysh se raportet e OSBE/ ODIHR merren të mirëqëna sepse ato janë palë e tretë, janë albitri i pranuar nga të gjitha vendet ku ata vëzhgojnë zgjedhjet. Si i tillë raporti i ministrave teknikë duhet të kishte gjetje, shembuj, prova për të nxjerrë atë përfundim.

Mu duk një material i shkruar shpejt nën krahun politik dhe trysninë politike. Por nuk mund të mohojmë se raporti është munduar të thellojë ato mangësi e plagë që janë konstante dhe sindromë e zgjedhjeve shqiptare, siç është votimi në grup, deformimi i votës, intimidimi, presioni me vende pune deri tek blerja e votës, apo elementë kriminalë të cilët ai i klasifikonte si grupe kriminale.

Mandatin e tyre nuk do e shikoj negativisht. Ata ishin aty për të ndaluar përdorimin e administratës dhe për të penguar që të mos bëhej baltë me zgjedhje, në kuptimin e përdorimit të fondeve, administratës, legalizimeve, blerjes së votës me poste publike, etj. Në këtë sens dhe në qetësimin e situatës misionin e tyre do ta shikoja të kryer. Problemi që ata ngernë tek raporti është jashtë standardit të tyre, prandaj them se ata dalin pak paradoksal.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Trump: Programi i Koresë Veriore, kërcënim për botën

Close