Terrorizmi - Anëtarja britanike e ISIS vritet bashkë me djalin e saj 12 vjeç
12/10/2017 - 7:57

Xhihadistja britanike, Sally Jones është vrarë nga sulmet me dron bashkë me djalin e saj 12 vjeç, thuhet në një raport, shkruajnë neduat britanike.

Megjithëse besohet se ajo është e vdekur, është e pamundur të jetë kategorike duke pasur parasysh pamundësinë për të mbledhur prova në terren. Anëtarët e tjerë të Isis janë raportuar të vdekur por më pas janë rishfaqur.

Por tani, duke iu referuar The Sun- ajo është vrarë pas sulmeve të SHBA-së.

Ajo është konsideruar si gruaja më e kërkuar britanike, e njohur si rekrutja e Shtetit Islamik.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter