Britani, shkalla e papunësisë bie në 4.3%, por pagat ngecen
13/09/2017 - 14:36

Papunësia në Mbretërinë e Bashkuar ra me 75,000 në tre muajt e fundit duke e çuar normën e papunësisë në 4.3% nga 4.4% në tremujorin e mëparshëm.

Sipas shifrave të Zyrës së Statistikës, norma mbetet në nivelin më të ulët që nga viti 1975, por shtrëngimi i të ardhurave reale vazhdon.

Pagat gjatë kësaj periudhe ishin 2.1% më shumë se një vit më pare.

Me inflacionin 2.9% në muajin gusht, pagat po dështojnë në rritjen e tyre. Në terma realë, pagat ranë me 0.4% në tre muajt e fundit deri në korrik.

Matt Hughes, një statistikant i lartë tha se: “Një normë rekord e lartë e punësimit dhe një normë rekord te ulët e pasivitetit sugjeron se tregu i punës vazhdon të jetë i fortë.”

Inflacioni është rritur ndjeshëm që kur poundi ra pas votës së Brexit vitin e kaluar.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter