Çfarë po ndodh me Presidentin turk?
10/10/2017 - 16:52

Presidenti turk është kapur në kamerat në një përgjumje të rëndë gjatë një konference shtypi me homologun ukrainas.

Ndërsa Petro Poroshkenko ishte duke folur në konferencë për gazetarë, kreu i Shtetit turk po i “varej” koka nga përgjumja. Erdogan u “zgjua” vetëm kur një gazetar turk iu drejtua me një pyetje.

Në një rast tjetër, Erdogan është parë duke qeshur disa herë, ndërsa përpiqet të qëndrojë i vëmendshëm.

Duke vërejtur se homologu përkrah po luftonte për të qëndruar zgjuar, Poroshenko në mënyrë diskrete prek tavolinë për të ndihmuar presidentin turk të qëndrojë i fokusuar, por me sa duket asgjë nuk e ndihmonte.

Presidenti turk kreu të hënën një vizitë një-ditore në Ukrainë. Para takimit me Poroshenko, ai bëri një ndalesë të shkurtër në sheshin “Victory” duke vendosur një kurorë në një monument ushtarak. Ai zhvilloi një takim përreth tre orë me zt. Poroshenko.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter