Shpërthen senatori - Corker: SHBA drejt Luftës së Tretë Botërore
09/10/2017 - 22:49 Nga: Xhoi Malësia

‘Donald Trump po na dërgon drejt luftës së 3-të botërore’, ka qenë kjo deklarata e Kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Kongresit amerikan, Bob Korker, i cili shprehu shqetësim mbi politikat që po ndjek lideri aktual i Uashingtonit. Korker tha se Trump po e trajton Presidencën si një show televiziv, ndërsa shtoi se edhe stafi i Shtëpisë së Bardhë e ka patur të vështirë që t’a përmbajë Presidentin nga marrja e vendimeve të nxituara.

Në këndvështrimin e Kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Kongresit, Bob Corker, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po e con vendin drejt Luftës së Tretë Botërore.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat, senatori republikan ka shpërthyer në akuza ndaj liderit aktual të Uashingtonit, duke u shprehut se Trump po e trajton presidencën sikur të ishte ‘reality show’.

Përfaqësuesi i shtetit të Tenesit në Senat, shkoi edhe më tej duke nënvizuar se stafi i Shtëpisë së Bardhë e ka patur mjaft të vështirë t’a përmbajë Presidentin nga marrja e vendimeve të nxituara.

Sipas Corker, Presidenca tashmë është kthyer në një kopsht për të rritur që prej ardhjes së Trump. Senatori nuk i kurseu kritikat as kur foli për çështjen e Koresë së Veriut.

Ekspertët shprehen se një retorikë e tillë e përdorur ndaj Presidentit është diçka mjaft e rëndë, ndikuar nga fakti se senatori bën pjesë në të njëjtën parti me Donald Trump.

Corker shihet si një figurë me mjaft influencë në rradhët e republikanëve, ndërsa ka qenë senator i Shtetit të Tennesit që prej vitit 2007.

Ai është konsideruar nga Presidenti Donald Trump edhe për të marrë rolin e Sekretarit të Shtetit, por në fund, lideri aktual i Uashingtonit zgjodhi Rex Tillerson për të udhëhequr diplomacinë.
/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento