Përplasja në detin e Japonisë - Detarët e zhdukur të anijes amerikane gjenden të vdekur
18/06/2017 - 7:50

Detarët që u zhdukën pasi luftanija amerikane “USS Fitzgerald” u përplas me një anije kontejnerësh jashtë detit të Japonisë, u gjetën të vdekur, thotë Marina amerikane.

Përplasja ndodhi të shtunën në orët e para të mëngjesit, ndërsa humbën 7 marinaë amerikan, teksa një helikopter evakuoi tre anëtarë të lënduar të ekuipazhit.

Ushtria amerikane tha se punonjësit e shpëtimit gjetën trupat të dielën pas ndërhyrjes në pjesë e dëmtuara të anijes.

Marina thotë se ato do të dërgohen në një spital japonez për t’u identifikuar.

Incidenti ndodhi rreth 56 milje detare (104km) në jug-perëndim të qytetit port japonez të Yokosukës, rreth orës 02:30 me orën lokale të shtunën.

Anija e marinës amerikane është dëmtuar rëndë pas përplasjes, por më vonë u rikthye ngadalë në bazën e saj në Yokosuka, me ndihmën e një anijeje tjetër të Marinës amerikane.

Në një konferencë shtypi në Japoni të dielën, zëvendës admirali Joseph P Aucoin tha se nuk do të thoshte se sa mbetje ishin gjetur deri më tani. “Familjet e detarëve po njoftohen”, tha ai.

“Kjo humbje është diçka që ne të gjithë e ndjejmë”, shtoi

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Tornado godet Kinën

Close