E ardhmja e “NAFTA-s”, Meksika paralajmëron Shtetet e Bashkuara
11/10/2017 - 17:06 Nga: Xhoi Zajmi

Përfundimi i Marrëveshjes Tregtare Amerikano-Veriore do të prishte marrëdhëniet mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.

Kështu paralajmëroi ministri i Jashtëm meksikan Luis Videgaray, përpara raundit të ri të bisedimeve që nisin këtë javë mes Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë.

Videgaray u shpreh se Meksika po përgatitet për “skenarë të ndryshëm” që mund të rezultojnë nga negociatat, teksa shtoi se vendi nuk do t’i përmbahet marrëveshjes nëse nuk është pozitive për Meksikën.

Negociatat për të përditësuar marrëveshjen e njohur si NAFTA janë bërë gjithnjë e më të ashpra. Presidenti Donald Trump ripërsëriti kërcënimet për ta shfuqizuar marrëveshjen.

Sipas kreut amerikan të shtetit, deficiti tregtar me Meksikën është i padrejtë për Shtetet e Bashkuara dhe administrata kërkon ta reduktojë nivelin përmes një ndryshimi madhor të marrëveshjes.

Sakaq, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Thomas Donahue, paralajmëroi se heqja e marrëveshjes rrezikon 1 trilionë dollarë në tregtinë vjetore.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter