Erdogan-SHBA: Na sillni Gylenin, t’u japim pastorin
28/09/2017 - 19:37

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan sugjeroi të enjten se Turqia mund të lirojë pastorin amerikan të burgosur, nëse Shtetet e Bashkuara do të ekstradojnë klerikun mysliman që jeton në Pensilvani, Fethullah Gylen,  të cilin Ankaraja zyrtare e akuzon për organizimin e tentativës së grushtit të shtetit në korrik të vitit të shkuar, shkruan Reuters.

Turqia kërkon me ngulm ekstradimin e Fethullah Gylen, dikur aleat i Erdoganit, mbështetësit e të cilit fajësohen nga autoritetet e turke për tentativën e grushtit të shtetit dhe përmbysjen e Erdoganit në korrikun e vitit të kaluar. Gylen ka mohuar kategorikisht të ketë patur rol në tentativën e grushtit të shtetit, në të cilin humben jetën rreth 250 persona.

Ndërkohë, mijëra persona janë arrestuar që pas tentativës së grushtit të shtetit të vitit të kaluar, përfshirë dhe misionarin e krishterë amerikan Andrej Brunson, i cili drejtonte një kishë të vogël në Izmir në bregun perëndimor të Turqisë.

Brunson është arrestuar tetorin e vitit të kaluar dhe mbahen në burg nga autoritet turke. Media turke thotë se akuzat kundër tij përfshijnë dhe anëtarësimin në lëvizjen e Gylenit, të cilën autoritetet turke e konsiderojnë organizatë terroriste. Shtetet e Bashkuara thonë se Brunson është burgosur gabimisht dhe kanë kërkuar lirimin e tij.

Në një fjalim të tij para oficerëve të policisë në pallatin presidencial në Ankara, Erdogan ka lidhur fatin e misionarit me ekstradimin e klerikut mysliman.

“Na jepni pastorin”, tha ai. “Dhe ju keni një predikues gjithashtu. Dhe ju na e dorëzoni atë (Gylenin)”, tha Erdogan. “Atëherë dhe do e lirojmë dhe do e ekstradojmë”.

“Pastori juaj është në proces gjyqësor, por yni jo. Ai jeton në Pensilvani dhe mund të na e jepni pas asnjë problem, madje menjëherë”, tha Erdogan.

Sipas një dekreti të miratuar në muajin gusht, Erdogani ka të drejtë të miratojë shkëmbimin e të huajve të ndaluar ose të dënuar në Turqi me persona që jetojnë në vende të tjera "në rastet kur personat në fjalë përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare ose interesat kombëtare të Turqisë”.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë