Indi, marrëdhënia seksuale me gratë e mitura, përdhunim
11/10/2017 - 11:29

Gjykata e Lartë e Indisë ka hedhur poshtë një klauzolë ligjore që lejon burrat të kryejnë marrëdhënie seksuale me gratë e tyre të mitura.

Klauzola, e cila ishte pjesë e ligjit të Indisë për përdhunim, konsideronte se marrëdhënia në çift është e lejueshme për sa kohë që gruaja është mbi 15 vjeç dhe përdhunimi martesor nuk ishte nje vepër penale.

Ndërsa në vendimin e ri thuhet se vajzat nën 18 vjeç mund të akuzojnë bashkëshortët e tyre për përdhunim, për sa kohë që ata denoncojnë brenda një viti që janë detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Megjithatë ky vendim do të jetë shumë i vështirë për tu zbatuar në një vend ku martesa e fëmijëve është shumë e përhapur.

“Gjykatat dhe policia nuk mund të monitorojnë dhomat e gjumit të njerëzve dhe një vajzë e vogël, e martuar me pëlqimin e peindërve të saj, nuk do ta merrtë guximin që të shkonte në Gjykatë apo polici për të bërë akuzë kundër bashkëshortit të saj,”-shprehet gazetari i BBC Geeta Pandey.

Qeveria indiane thotë se praktika e martesës së fëmijëve është një pengesë për çdo zhvillim: çrrënjosjen e varfërisë dhe urisë, arritjen e arsimit fillor universal, promovimin e barazisë gjinore, mbrojtjen e jetës së fëmijëve dhe përmirësimin e shëndetit të grave”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento