Florida - Irma, pesë të vdekur në shtëpinë e të moshuarve të mbetur pa energji
13/09/2017 - 16:17

Pesë të moshuar në një azil pleqsh në Florida që mbeten pa energji elektrike pas goditjes nga uragani Irma kanë humbur jetën.

Policia evakuoi rreth 120 banorë të mërkurën nga objekti, të cilin stuhia la pa ajër të kondicionuar.

Kryebashkiaku i Qarkut Broward, Barbara Sharief, tha se tre persona u gjetën të vdekur në shtëpinë e të moshuarve të Hollivudit. Ndërsa dy të tjerë vdiqën pasi mbërritën në spital.

Dhjetë milionë njerëz vuajnë ende mungesën e energjisë në Florida, Gjeorgji dhe Carolinas si pasojë e stuhisë.

Irma goditi në jugperëndim të Floridas të dielën në mëngjes, si një stuhi e kategorisë 4, përpara se të dobësohej në një depresion tropikal të hënën.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë