Zgjedhjet në Gjermani - Ja çfarë tha kancelarja Merkel pasi fitoi mandatin e katërt
24/09/2017 - 19:13

Pas fitores, kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se nuk është e lehtë të jesh udhëheqëse për të katërtën herë radhazi.

Në fjalën e saj përpara mbështetësve, “zonja e hekurt” tha se priste një rezultat më të mirë, “por kjo tani nuk ka rëndësi, do të forojmë qeverinë”.

“Le ta themi hapur, natyrisht që do të kishim preferuar një rezultat më të mirë, kjo është plotësisht e qartë. Por të mos harrojmë se sapo kemi dalë nga një periudhë legjislative me shumë sfida. Kjo është arsyeja që ne së bashku jemi të lumtur që arritën objektivat tona strategjike të fushatës zgjedhore”, tha kancelarja Merkel.

Kancelarja tha se ka qenë e vështirë për të udhëhequr një fushatë elektoral, por ka qenë një nga më të shkëlqyerat sipas saj.

“Do diskutojmë me partnerët tanë për të bërë më të mirën për formimin e Qeverisë. Prej muajsh kemi luftuar dhe do luftojmë për të mirën e Gjermanisë”, tha Merkel.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter