Kolumbi - Kapet 7 ton kokainë në fermë
23/09/2017 - 20:54

Një sasi prej 7 ton kokainë është sekuestruar në një fermë bananesh në provincën veriore Antioquia në Kolumbi.

Dërgesa, me vlerë rreth 200 milionë dollarë, i përkiste bandës kriminale të “Golfo Clan”. Pesë vetë u arrestuan gjatë operacionit.

“Dërgesa ishte duke u ruajtur për një transport të mëvonshëm në Amerikën Qendrore, me Shtetet e Bashkuara si një destinacion përfundimtar, i maskuar në dërgesat ligjore të bananeve dhe frutave”, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.

Klani “Golfo” tha këtë muaj se do të ishte i gatshëm të dorëzohej në qeveri.

Grupi, gjithashtu i njohur Klani Usuga, është akuzuar për operimin e rrugëve të trafikut fitimprurës të drogës në partneritet me kartelet meksikane dhe duke marrë pjesë në minierat e paligjshme të arit.

Presidenti Juan Manuel Santos ka thënë se qeveria po shqyrton kërkesën, por nuk do të negociojë me grupin.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter