Katari marrëveshje 12 miliardë dollarësh me SHBA për F-15
15/06/2017 - 18:48

Katari ka nënshkruar një kontratë prej 12 miliardë dollarësh për të vlerë avionë luftarake F-15 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Marrëveshja vjen ndërkohë që Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Dohan për mbështetje ndaj terrorizmit.

Marrëveshja u mbyll me sa duket pas një takimi të mërkurën midis sekretarit amerikan të Mbrojtjes Jim Mattis dhe Ministrit të Shtetit të Katarit për Çështjet e Mbrojtjes Khalid al-Attiyah, njoftuan Reuters duke cituar një burim.

Sipas Bloomberg News, Katari bleu 36 avionë të prodhuar nga McDonnell Douglas, një degë e Boeing. SHBA miratoi shitjen e mundshme deri në 72 avionë F-15QA në Katar për 21.1 miliardë dollarë në nëntor.

Lajmi i marrëveshjes vjen më pak se një javë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump goditi mbretërinë e Gjirit, duke thënë se “historikisht ka qenë një financues i terrorizmit në një nivel shumë të lartë”.

Kritikat e Trump erdhën ndërkohë që Arabia Saudite dhe disa aleatë të saj i kanë bërë bllokadë Katarit nën akuzën se mbështet terrorizmin.

Katari është një aleat i rëndësishëm amerikan në Lindjen e Mesme dhe një eksportues i rëndësishëm i gazit natyror. Ajo gjithashtu pret bazën ushtarake më të madhe amerikane në rajon.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Tre vatra zjarri në qarkun e Dibrës, rrezikohet kurora e Lurës

Close