Jepni fund krizës! - Komisioni Europian thirrje për dialog mes Spanjës e Katalonjës
10/10/2017 - 17:42 Nga: Alba Kekezi

Komisioni Europian përsëriti të martën thirrjen për dialog mes Spanjës dhe Katalonjës për ti dhënë fund krizës që ka përfshirë dy vendet, në kuadër të shqetësimeve që autoritetet katalanase mund të shpallin pavarësinë. Deklaratat nga Komisioni për nxitje dialogu mes dy vendeve, vijnë pasi sipas paralajmërimeve të më hershme, sot pritet që Presidenti katalunas të shpallë pavarësinë e Katalonjës.

Gjatë një konference të përditëshme për shtyp zëdhënësi i Komsionit Europian, Alexander Winterestein, duke iu adresuar Spanjës dhe Katalonjës, përsëriti thirrjen e ekzekutivit  të Bashkimit Europian për ti dhënë fund konfrontimit, dhe se kriza mes dy vendeve duhet të kthehet në dialog.

Duke rikujtuar një deklaratë të javës së kaluar, zëdhënësi tha se dhuna kurrë nuk duhet të përdoret si një mjet politik dhe shtoi bindjen e tij se Komisioni Europian ka besim tek aftësitë e kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy, për të zgjidhur situatën.

Komementet e përfaqësuesit të Komisionit vijnë, pasi Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, i përgatitur për sesionin parlamentar mund të deklarojë në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Spanja, pavarësisht paralajmërimeve nga Madridi për kundërmasat.

Qeveria spanjolle është duke u ballafaquar me krizën më të madhe politike të vendit, që pas përpjekjes së grushtit ushtarak në 1981.

Madridi zyrtar tha se do t’i përgjigjet menjëherë çdo deklarate të tillë të njëanshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento