Koreja e Veriut feston 72-vjetorin e  themelimit të Partisë së Punës
11/10/2017 - 17:07 Nga: Alba Kekezi

Koreja e Veriut celebron me festime 72 vjetorin e Partisë së Punës në pushtet ndërkohë që tensionet me Shtetet e Bashkuara janë rritur ndjeshëm muajin e fundit, pas testimit të armës më më të madhe bërthamore. Ushtarë dhe civilë të Koresë së Veriut kanë nderuar statujat e dy ish-udhëheqësve. Diplomatët ndërkombëtarë, të kujdesshëm ndaj provokimeve të mundshme të shtetit koreano-verior.

Koreja e Veriut shënoi 72 vjetorin e themelimit e Partisë së Punës. Televizioni shtetëror KRT, transmetoi një video që tregonte koreano-veriorët duke festuar 72 vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve të Koresë, ndërkohë që tensionet mbi programin bërthamor dhe raketor të vendit, janë përshkallëzuar.

Në pamjet filmike të trasmetuara, shihet një numër i madh njerëzish duke hedhur lule në shenjë respekti mbi statujat e themeluesit të shtetit Kim Il Sung dhe ish- udhëheqësit Kim Jong Il. Shporta me lule, që mbanin emrin e liderit aktual të shtetit të izoluar, Kim Jong Un u shfaqën gjithashtu në Mansu Hill ku gjenden statujat e dy ish-udhëheqësve.
Ndërsa sheshet e Penianit u mbushën nga djem dhe vajza të reja të Koresë së Veriut duke kërcyer dhe festuar.

Ndërkohë që tensionet janë rritur ndjeshëm, në gadishullin Korean që prej muajit të kaluar kur Peniani realizoi testimin më të madh bërthamor, vendi duket se po kalon një atmosferë festive dhe të paqtë. Ceremonia festive u zhvillua ndërkohë që vende të ndryshme kanë shprehur ankthin dhe frikën e tyre për testimin e raketave bërthamore të Koresë së Veriut dhe kërcënimit të Presidentit amerikan për të kundërvepruar ndaj ambicjeve të Phenianit.

Megjithatë sipas raportimeve të më hershme, diplomatët ndërkombëtarë janë të kujdesshëm dhe vigjilent nën frikën se ndoshta Koreja e Veriut mund të provokojë në çdo kohë me veprimet e saj.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter