Spanjë - Presidenti i Katalonjës pritet të shpallë sot pavarsinë, shtohen presionet
10/10/2017 - 9:23 Nga: Alba Kekezi

Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont po përballet me presione të vazhdueshme për të hequr dorë nga shkëputja ndaj Spanjës, pas spekulimeve të ngritura se ai mund të shpallë sot në Parlament pavarësinë e Katalonjës në kuadër të referendumit të 1 Tetorit. Bizneset kërcënojnë se do të largohen nga rajoni katalanas. Gjithashtu Bashkimi Europian ka kërcënuar më herët Katalonjën se nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit Europian nëse shpallin pavarsinë.

Spanja ndodhet përpara një pasigurie të thellë politike, pasi Presidenti katalanas Carles Puigdemont pritet të bëj një deklaratë zyrtare në një sesion të caktuar të veçantë të parlamentit katalanas këtë të martë.

Pas supozimeve të mediave dhe analistëve se Puigdemont mund të shpallë sot pavarsinë e Katalonjës gjatë fjalimit të tij në Parlament, janë shtuar presionet dhe kërcënimet ndaj këtij rajoni.

Kryebashkiakja e Barcelonës Ada Cpolau, i ka bërë thirrje presdientit Puigdemont dhe kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy të zgjidhin sa më parë krizën që ka përfshirë dy vendet.

Përpara fjalimit të Puigdemont, kryebashkiakja i ka bërë thirrje të dyja palëve që të mos marrin vendime të cilat do të mund të shkatërronin mundësinë për dialog dhe ndërmjetësim.

Shumë bisnese në Katalonjë kanë kërcënuar se do të braktisin vendin  nëse  Puidemont do të shpallë shkëputjen nga Spanja, duke sjellë kështu rrezik për krizë ekonomike.  Katalonja është një nga rajonet më të pasura të Spanjës, që përbën një të katërtën e eksporteve të vendit.

Franca dhe Gjermania janë dy nga vendet europiane të cilat kanë apeluar  kundër shkëputjes së Katalonjës duke bërë të qartë mbështetjen e tyre për unitet të Spanjës.  Bashkimi Europian ka deklaruar se nëse Katalonja nuk do të jetë më pjesë e tij, nëse do të ndahet nga Spanja.

Presdienti katalanas Puigdemont ka thënë më herët se do të deklarojë pavarësinë, pavarësisht kundërshtimit të ashpër të Spanjës dhe kritikave nga qeveritë evropiane. Ai mund t’i kërkojë parlamentit të deklarojë pavarësinë në bazë të ligjit të referendumit që e miratoi muajin e kaluar, gjë që mund të çojë qeverinë spanjolle të pezullojë decentralizimin, duke vepruar sipas nenit 155 të Kushtetutës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë