Lirohet pas 5 vitesh robëri nga talebanët familja amerikano-kanadeze
12/10/2017 - 16:34

Ushtarët pakistanezë kanë liruar një familje pesë anëtarësh nga Amerika e Veriut  që ishin penga nga talebanët afganë.

Joshua Boyle kanadez dhe gruaja e tij amerikane Caitlan Coleman u rrëmbyen, ndërsa vizitonin Afganistanin në 2012. Ata kishin tre fëmijë teksa ndodheshin në robëri.

Ata u shpëtuan pas një sulmi në SHBA gjatë një operacioni pranë kufirit afgan, tha ushtria pakistaneze.

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se ishte një “moment pozitiv” për lidhjet SHBA-Pakistan.

“Zonja Coleman lindi tre fëmijët e çiftit, ndërsa ata ishin në robëri,” tha Trump në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. “Sot, ata janë të lirë.”

Ai shtoi: “Bashkëpunimi i qeverisë pakistaneze është një shenjë se ajo po nderon dëshirat e Amerikës për të bërë më shumë për të ofruar siguri në rajon”.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter