Madridi kundërshton deklaratën e pavarësisë së Katalonjës
11/10/2017 - 9:09

Qeveria spanjolle ka kundërshtuar deklaratën e pavarësisë të nënshkruar nga udhëheqësi i Katalonjës Carles Puigdemont, duke hedhur poshtë edhe thirrjet për ndërmjetësim.

Zëvendëskryeministri i Spanjës e përshkroi z. Puigdemont si një person “i cili nuk e di se ku është, e ku po shkon”.

Disa zëra nga qeveria e Spanjës e cilësuan deklaratën e Puigdemnt si “shantazh për shtetin të transmetuar drejtpërdrejt në televizion”.

Kryeministri Mariano Rajoy do të mbajë një mbledhje urgjente të kabinetit për të diskutuar hapat e ardhshëm të qeverisë.

Puigdemont nënshkroi një deklaratë të pavarësisë të martën, por ndaloi zbatimin për të lejuar negociatat.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter