Marrëveshja bërthamore me Iranin, Trump gati të tërheqë mbështetjen
13/10/2017 - 12:21 Nga: Xhoi Zajmi

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe të prezantojë një strategji më konfrontuese. Kjo lëvizje do t’i jepte Kongresit 60 ditë kohë për të vendosur tërheqjen nga akordi, duke ri-imponuar sanksionet.

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson është konsultuar me homologë të tij në Europë dhe Kinë sipas zyrtarëve, teksa Trump është nën presion ndërkombëtar për të mos hedhur poshtë marrëveshjen.

Sipas këtij akordi të arritur në vitin 2015, Irani pranoi pezullimin e programit bërthamor në shkëmbim të heqjes së pjesshme të sanksioneve.

Presidenti Trump është një kritikues i hershëm i marrëveshjes dhe gjatë fushatës së tij, ai premtoi ta shfuqizonte. Kongresi kërkon që presidenti amerikan ta certifikojë çdo 90 ditë se Irani po përmbush detyrimet e imponuara nga marrëveshja.

Trump e ka ricertifikuar këtë akord 2 herë tashmë. Por spekulimet se ai nuk do ta aprovojë marrëveshjen kanë alarmuar aleatët e Shteteve të Bashkuara dhe disa anëtarë të administratës së presidentit. Sekretari i Mbrojtjes James Mattis u shpreh më herët gjatë muajit, se nuk është në interesin e Shteteve tëBashkuara braktisja e marrëveshjes.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter