Mbretëresha solidarizohet me familjet e viktimave të zjarrit në Grenfell
16/06/2017 - 19:35

Mbretëresha Elizabet dhe Princi William kanë vizituar zonën e kullës Grenfell, ku gjenden të prekurit e zjarrit tragjik që ndodhi pikërisht në këtë vend. Në këtë ngjarje është konfirmuar nga policia se deri më tani kanë humbur jetën 30 persona, por fatkeqësisht sipas hetimeve që po bëhen, numri i të vdekurve pritet të rritet.

Ende nuk është gjetur shkaku i zjarrit që shpërtheu të mërkurën rreth orës 01:00 dhe që mori jetën e dhjetëra njerëzve, por Komandanti i policisë Metropolitane Stuart Cundy bashkë me grupin e tij hetimor po bëjnë çdo gjë që kjo çështje të zbardhet.

Gjatë vizitës në Grenfell, Mbretëresha nderoi zjarrfikësat për trimërinë e tyre dhe vullnetarët që ofruan mbështetje për bujarinë e pabesueshme. Ajo ka shpërndarë dhe dhuruar ushqime për personat e mbijetuar nga zjarri.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Aktivistët e VV fitojnë lirinë, akuzohen për sulm ndaj Kuvendit

Close