Zgjedhjet në Gjermani - Fiton e “dobësuar” Merkel, merr mandatin e katërt si kancelare
24/09/2017 - 18:11

Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel kanë siguruar edhe një mandat të katërt për të qeverisur vendin.

Exit Pollet tregojnë se Aleanca CDU/CSU e kancelares Angela Merkel ka fituar  në zgjedhjet federale, duke marrë 33.1 % të votave, por duke mos siguaruar shumicën absolute.

Sipas Exit Polleve, vendin e dytë e mban Martin Schulz me 20.4 % të votave, por ky është rezultati më i dobët i social demokratëve që prej luftës së dytë botërore.

Surprizë në këto zgjidhje ishin nacionalistët e ekstremit të djathtë të cilën dolën forca e tretë politike dhe hyjnë në Parlamenti për herë të parë.

Zyrtarja e lartë e Partisë Social Demokrate, Manuela Shwesig deklaroi se nuk do ketë koalicion të madh me Partinë e Merkelit.

Ndërkohë sipas mediave gjermane, Merkel mund të formojë Qeverinë në koalicion me Liberaldemokratët dhe të Gjelbërit.

Në fjalimin e fitores, Merkel deklaroi se nuk është e lehtë të jesh udhëheqëse për të katërtën herë radhazi.

Pas daljes së rezultatit, Schulz tha se partia e tij do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se do të krijojnë opozitën me të fortë që Gjermania ka pasur ndonjëherë. 

Rezultatet sipas partive

CDU/CSU 33.1 %

SPD 20.4%  

Të majtët 8.9 %

Liberalët 10.4 %

Partia e Gjelbër 9.3%

Ekstremi i djathtë AFD 13.2%

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter