Përfundoi pa lëndime pengmarrja në Angli
22/10/2017 - 22:25

Pas 4 orësh terror, policia në Angli ka mundur të arrestojë një person, i cili dyshohet se mbande disa pengje.

Shërbimi i Ambulancës tha se i dyshuari u trajtua në vendngjarje, ndërsa dy burra të tjerë shpëtuan pa u dëmtuar.

Ngjarja ndodhi në një rrugicë në Warëickshire të Anglisë.

Policia lokale sqaroi se ky incident përfundoi pa lëndime.

Gazeta Metro duke cituar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thotë se personi që mori pengjet mbante në dorë një armë.

Ndërkohë pengmarrja nuk konsiderohet si një sulm terrorist. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter