Një zjarr i fuqishëm përfshin një treg në Moskë
08/10/2017 - 17:17

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një treg të madh në veriperëndim të kryeqytetit rus, Moskë.

Shtëllungat e tymit mund të shihet duke u ngritur në qiell, ndërsa një hapësirë prej 3 mijë metrash katrorë me objekte thuhet se janë përfshirë nga flakët.

Tregu popullor Sindika u përfshi nga zjarri të dielën pasdite, sipas mediave ruse.

Rreth 500 vetë janë evakuuar nga vendi, raporton agjencia e lajmeve RIA Novosti, duke cituar burime.

Një numër kompleksesh rezidenciale ndodhen aty pranë. Sipas dëshmitarëve okularë, pas shpërthimit të zjarrit, klientët u larguan me shpejtësi nga paniku.

Një helikopter është angazhuar për të shuar flakët, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e urgjencës.

Nuk ka pasur raporte zyrtare për viktima apo dëmtime.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter