Francë - Partia e Macron fiton shumicën parlamentare
19/06/2017 - 8:13 Nga: Xhoi Zajmi

Partia e Presidentit francez Emmanuel Macron ka fituar një shumicë të qartë parlamentare, vetëm pak javë pas fitores së tij presidenciale.

La Republique en Marche së bashku me aleatin e saj MoDem, kanë fituar 308 nga 577 vendet në Asamblenë Kombëtare.

Sidoqoftë, pjesëmarrja në nivel 42.6% është një minimum historik për Francën moderne.

Partia e Macron është krijuar rreth një vit më parë dhe gjysma e kandidatëve të saj kanë pak ose aspak përvojë në politikë.

Fitorja i jep presidentit 39-vjeçar një mandat të fortë në parlament për të zbatuar reformat e tij pro-europiane dhe miqësore për biznesin.

Ky rezultat për partinë centriste të Macron dhe aleatin e saj MoDem është një goditje e madhe për partitë tradicionale të së majtës e së djathtës.

Republikanët do të zënë 137 vende, socialistët 44, ndërkohë që Fronti Kombëtar i Marine Le Pen ka fituar vetëm 8 vende nga 15 që kishte si synim. Liderja e ekstremit të djathtë fitoni për herë të parë një vend në parlament.

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
AP artikull fitores së PS, i referohet dhe sondazhit IPR Marketing e Ora News

Close