Meksikë - Përplasje midis bandave rivale në burg, 13 të vdekur
11/10/2017 - 12:13

Të paktën 13 të burgosur kanë vdekur dhe 8 të tjerë, midis tyre dhe një polic, janë në gjendje kritike për jetën.  .

Të burgosurit u vranë pas përleshjeve të dhunshme midis bandave rivale brenda burgut Cadereyta në Meksikën veriore.

Të paktën dy nga të burgosurit e vdekur janë qëlluar me armë zjarri. 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës.  Pasi disa orësh tentativa për negociata dështoi dhe policia nuk arriti dot të qetësonte situatën.  Ndaj autoritet vendosën të përdornin forcën për të mbrojtur jetën e rojeve dhe të burgosurve.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento