Francë - Pjesëmarrje e ulët në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare
18/06/2017 - 17:19

Pjesëmarrja e votuesve në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë është e ulët. Në këto zgjedhje, pritet fitorja e partisë së presidentit, Emmanuel Macron.

Vendvotimet janë hapur në mëngjes dhe do të mbyllen në mbrëmje, rreth orës 20:00.

Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar se dalja në zgjedhjet e sotme ishte 17.75% deri në mesditë, që është më e vogla krahasuar me të njejtën kohë të rundit të dytë të zgjedhjeve të mbajtura prej vitit 1997.

Partia e formuar nga presidenti Macron, me ermin Republika në Lëvizje, parashihet se do t’i fitoj deri në 80% të vendeve në Asamblenë Kombëtare. Kjo do të thotë se prej 577 vendeve, kjo parti mund t’i fitoj 470./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter