Presidenti francez Emmanuel Macron hedh në gjyq fotografin
16/08/2017 - 13:47

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka paraqitur një ankesë ligjore kundër një fotografi duke e akuzuar se ka shkelur privatësinë e tij ndërsa ishte me pushime me bashkëshorten në Marsejë këtë javë.

Presidenti Macron ka qenë shumë i rezervuar përsa i përket pushimeve të tij të kësaj vere duke treguar vetëm se do të shkonte në një vend të Francës por pa zbuluar emrin. Kërkesa e tij për privatësi është në kontrast të thellë me paraardhësit e tij Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy të cilët nuk e kishin problem nëse gazetarët ishin aty ndërsa ishin me pushime.

Z. Macron kishte qëndruar në qytetin e Marsejës në jug të Francës në një vilë private. Mediat franceze thanë ai ka pasur me vete ekipin e tij të sigurisë për të shmangur paparacët, raporton The Telegraph.

Por një fotograf, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, ka injoruar paralajmërimet e tij dhe ka ndjekur me motoçikletë presidentin 39-vjeçar së bashku me bashkëshorten Brigitte. Ai e ndoqi pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga stafi i sigurisë, tha qeveria franceze në një deklaratë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Fusnota, “veç” deri te njohja e plotë nga BE

Close