Presidenti i Katalonjës nënshkruan dokumentin për pavarësinë nga Spanja
11/10/2017 - 7:29

Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont dhe politikanët e tjerë rajonalë nënshkruan një dokument që deklaronte pavarësinë e Katalonjës nga Spanja, por ishte e paqartë nëse dokumenti do të kishte ndonjë vlerë ligjore.

“Katalonja rikthen sot sovranitetin e saj të plotë”, thotë dokumenti, i quajtur “Deklarata e përfaqësuesve të Katalonjës”.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të njohin republikën katalane si një shtet të pavarur dhe sovran. Ne i bëjmë thirrje qeverisë katalane të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të bërë të mundur dhe plotësisht efektive këtë deklaratë të pavarësisë dhe masave të përfshira në ligjin e tranzicionit që themelon republikën “, vijon deklarata.

Puigdemont i tha kuvendit më parë se efektet e deklaratës do të pezulloheshin për t’i dhënë kohë  bisedimeve  me Spanjën për të arritur një zgjidhje të negociuar.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter