Moskë - Putin gati t’i ofrojë azil politik ish kreut të FBI-së, Comey
15/06/2017 - 14:08

Presidenti Rus, Vladimir Putin deklaron se  Rusia është gati ti ofrojë azil politik ish drejtorit të FBI-së, James  Comey, nëse ndaj tij SHBA ngre hetim.

Putin komentoi këto në sesionin e përvitshëm pyetje-përgjigje me qytetarët rusë, i cili transmetohet në televizionin shtetëror.

Është një gjë e mirë që Comey nuk akuzoi Rusinë për ndërhyrje në numërimin e votave gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016, tha Putin

Presidenti tha se ndikimi i Rusisë në mendjet amerikane nuk ishte më i madh se ai i Amerikës, i cili sponsorizon OJQ-të në mbarë botën me një qëllim për të ndikuar në vendet ku ata punojnë” citon Russia today.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Prokuroria: Anëtarë të Këshillit publikuan të dhëna që cënojnë hetimin

Close