Reforma e nënshtetësisë italiane mbërrin në Senat
15/06/2017 - 16:36 Nga: Alba Kepi

Reforma e nënshtetësisë italiane është marrë në diskutim gjatë ditës së sotme në Dhomën e Senatit të Parlamentit italian duke shkaktuar debate e një tension të fortë mes forcave politike pro e kundër kësaj reforme.

Protesta ka nisur nga senatorët e Lidhjes së Veriut që kundërshtojnë fort dhënien e nënshtetësisë ndaj fëmijëve të emigrantëve që kanë lindur apo janë shkolluar në sistemin shkollor  italian. Situata është tensionuar duke u shoqëruar me thirrje e shtyrje fizike, nga të cilat Ministrja e Arsimit Valeria Fedeli është rrëzuar duke u detyruar të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Kryetari i Dhomës së Senatit Pietro Grasso ka përjashtuar  nga seanca parlamentare senatorin e Lidhjes së Veriut Sergio Volpi.

Reforma e nënshtetësisë italiane mbërrin në dhomën e senatit pas gati një vit e gjysmë shtyrje. Kjo reformë është miratuar në dhomën e deputetëve të  më 13 tetor të 2015.

Forca politike Lidhja e Veriut ka preznatuar deri më tani rreth 80 mijë amendamente ndaj shtyrmit të kësaj reforme në komisoni e në mënyrë shtyrjen sa më gjatë të afatit të miratimit të saj në senatin italian.

Edhe Lëvizja 5 Yje ka deklaruar se do të votoj kundër miratimin të kësaj reforme në Senat.

Sipas statistiakve janë mbi 800 mijë fëmijë emigrantësh që menjëherë pas miratimin të kësaj reforme do të bëhen nënështetas italian.

Kundër miratimin të reformës së nënshtetësisë kanë protestuar gjatë ditës së sotme përballë ndërtesës së Dhomës së Sentit dhe aktivistë të lëvizjeve të së djathës ekstreme CasaPound e Forza Nuova. Kjo protestë ka degjeneruar në përleshje fizike mes forcave të rendit e manifetuesve.

Ndërkohë burime nga qeveria italiane informojnë për mediat se ekzekutivi i Gentilonit po vlerëson mundësinë e vendosjes së votëbesimit për miratimin përfundimtar të kësaj reforme në Parlamentin italian.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Tre vatra zjarri në qarkun e Dibrës, rrezikohet kurora e Lurës

Close