Rrëzohet në Japoni helikopteri ushtarak amerikan
11/10/2017 - 22:07

Një helikopter ushtarak amerikane Sikorsky CH-53 u rrëzua në fshatin Takae në rrethin e Kunigamit të Prefekturës Okinawa të Japonisë, sipas medias lokale. Deri tani nuk janë raportuar viktima, sipas Okinawa Times.

Mediat japoneze publikuan fotot që supozoheshin të ishin afër vendit të rrëzimit, duke treguar helikopterin në flakë dhe një re të madhe të zezë.

Helikopteri ushtarak është përdorur për transportin e personelit që i përket Marinës së Korpusit Ajror Futenma.

Në Japoni ndodhen rreth 54,000 ushtarakë amerikanë, 42,000 vartës dhe 8,000 civilë të Departamentit të Mbrojtjes. Ata janë të shpërndara në mesin e 85 objekteve në Honshu, Kyushu, dhe Okinawa.

Prania e avionëve ushtarakë amerikanë në Okinawa dhe aksidentet në zonën që i përfshin ata kanë shkaktuar protesta nga vendasit.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter