Rritet bilanci tragjik i zjarrit në Londër
19/06/2017 - 13:04 Nga: Xhoi Zajmi

Plot 79 persona mendohet të jenë ose të vdekur, ose të zhdukur pas zjarrit që përfshiu kullën Grenfell në perëndim të Londrës.

Lajmi konfirmohet nga policia, që gjithashtu shton se shifra ende mund të ndryshojë.

Flakët përfshinë bllokun 24-katësh të banimit pak pas mesnate më 13 qershor.

Nga personat e plagosur, 18 mbeten në spital dhe 9 vijojnë të jenë në gjendje kritike.

Policia londineze ka deklaruar se identifikimi dhe heqja e trupave nga godina është prioritare, por ky do të jetë një operacion i gjatë dhe jo të gjithë do të mund të identifikohen.
Më herët, policia publikoi imazhe të reja nga brenda godinës 24-katëshe për të treguar shkallën e vështirësisë ku ata do të kryejnë kërkimet.

Kryeministrja Theresa May lajmëroi se një fond prej 5 milionë paundësh do të shkojë për të ndihmuar familjet e prekura nga ky incident. Çdo familje që ka humbur shtëpinë do të marrë të paktën 500 paund në dorë dhe 5.000 në një llogari bankare.

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Prekëse: Deportohet familja shqiptare, gjermanët i japin lamtumirën me lot

Close