Rusia kërkon të “ulë në tavolinë” Iranin dhe Arabinë Saudite
11/10/2017 - 16:54

Rusia është e gatshme të ndërmjetësojë në rivendosjen e marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Iranit, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus Mikhail Bogdanov.

“Ne u përpoqëm disa herë dhe ofruam [për të ndihmuar Iranin dhe Arabinë Saudite të ulen në tryezën e bisedimeve], por ne nuk ua imponojmë rolin tonë ndërmjetës”, u tha Bogdanov gazetarëve.

“Por ne gjithmonë i kemi thënë partnerëve tanë në Arabinë Saudite dhe Iran se jemi gati të sigurojmë një platformë për kontakte dhe shërbime miqësore”.

Bogdanov shtoi se Moska gjithmonë ka theksuar nevojën për të zgjidhur çështjet ndërmjet dy vendeve.

“Shumë probleme do të ishin shumë më të lehtë për t’u zgjidhur nëse do të kishte  mirëkuptim të ndërsjellë dhe besim midis Teheranit dhe Rijadit,” tha Bogdanov.

Ai shtoi se situata në të gjithë rajonin, veçanërisht në lidhje me përpjekjet antiterroriste, varet nga mirëkuptimi dhe bashkëpunimi reciprok mes Iranit dhe Arabisë Saudite.

Lidhjet diplomatike midis dy vendeve u ndanë në vitin 2016, pasi protestuesit iranianë sulmuan ambasadën saudite në Teheran, pas ekzekutimit të klerikut të shquar shiit Shejh Nimr al-Nimr në Riad.

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite u përgjigj duke akuzuar Iranin për ngritjen e “qelizave terroriste” brenda mbretërisë. Irani më pas lëshoi ​​një paralajmërim se “hakmarrja hyjnore” do të vinte për  Arabinë Saudite si një dënim për ekzekutimin e Nimr si dhe për shpërthimet e Rijadit në Jemen dhe mbështetjen për qeverinë e Bahrejnit.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter