Akuzat - Rusia: SHBA shtiret në luftën kundër ISIS
10/10/2017 - 10:13 Nga: Ermir Xama

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka akuzuar koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA për “simulimin” e luftës kundër ISIS në Irak.

“Koalicioni kreu më pak sulme ajrore në Irak në shtator, ndërsa terroristët e armatosur hynë në Siri”, shtoi Moska.

Për javën e kaluar, fokusi i fushatës ajrore të udhëhequr nga Rusia në Siri ka qenë të asgjësojë terroristët në qytetin e Al-Mayadeen, një nga fortesat e fundit të terroristëve në juglindje të qytetit të Deir ez-Zor.

Sipas vlerësimeve të javës së kaluar, ushtria siriane, me mbështetjen ajrore ruse, kishte çliruar mbi 90 për qind të Sirisë nga forcat ISIS.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka vënë në pikëpyetje përpjekjen anti-terroriste të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

“Fuqizimi i vazhdueshëm i terroristëve në Irak ngre pyetje serioze rreth objektivave reale të operacioneve anti-terroriste të kryera në rajon nga SHBA dhe të ashtuquajturat avionë të koalicionit ndërkombëtar”, tha zëdhënësi i ministrisë, gjeneral major Igor Konashenkov.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter