SHBA skeptike rreth pretendimeve për vrasjen e udhëheqësit të ISIS
16/06/2017 - 18:42

Zyrtarë amerikanë të shërbimeve të zbulimit janë shumë skeptikë mbi njoftimet se kreu i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi mund të jetë vrarë gjatë një sulmi ajror muajin e kaluar.

Zëdhënësi i operacioneve amerikane kundër IS-isit kolonel Ryan Dillon, tha se Shtetet e Bashkuara “ende nuk mund ta konfirmojnë lajmin”.

Ushtria ruse njoftoi të premten se mund të ketë vrarë udhëheqësin e grupit terrorist të Shtetit Islamik, në një nga sulmet ajrore në Siri rreth fundit të muajit maj, që kishte si objektiv komandantët e IS-isit.

Në një deklaratë në Facebook të ministrisë ruse të mbrojtjes thuhet se sulmi ajror pranë Rakës, kryeqytetit “de facto” të Shtetit Islamik, ndodhi gjatë një takimi ku merrte pjesë udhëheqësi i IS-isit Abu Bakr al-Baghdadi.

Rusia pretendon se gjatë sulmit u vranë komandantë të lartë të IS-isit, 30 komandandë të forcave në terren, si dhe rreth 300 militantë që shërbenin si roje personale të tyre.

Ushtria ruse njoftoi se po e konfirmon vrasjen e al-Baghdadit përmes “kanaleve të ndryshme”./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
AP artikull fitores së PS, i referohet dhe sondazhit IPR Marketing e Ora News

Close