SHBA-të do të tërhiqen nga UNESCO për shkak të Izraelit
12/10/2017 - 15:39

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga organizata kulturore e OKB-së, UNESCO, me arsyen e “paragjykimit të vazhdueshëm kundër Izraelit nga ana e organizatës.

UNESCO ka shprehur në vijimësi shqetësimin për ndërhyrjet e Izraelit në Jerusalem, qyteti historik i tri feve hyjnore.

Departamenti i Shtetit njoftoi synimin për t’u tërhequr nga organizata kulturore, shkencore dhe arsimore e OKB-së dhe të bëhet vëzhgues i përhershëm.

“Ky vendim nuk u mor me lehtësi dhe pasqyron shqetësimet e SHBA me vonesat në rritje në UNESCO, nevojën për reforma themelore në organizatë dhe vazhdimin e paragjykimit anti-izraelit në UNESCO”, tha në një deklaratë Departamenti i Shtetit.

Tërheqja zyrtare pritet të bëhet në muajin dhjetor.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter