Raporti i OKB - Shifra rekord: 65.6 milionë persona në botë janë “refugjatë”
19/06/2017 - 10:11 Nga: Xhoi Zajmi

Një rekord prej 65.6 milionë personash në botë janë refugjatë, azilkërkues ose të zhvendosur brenda vendeve të tyre.

Kjo është shifra që pasqyron agjensia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara për fundin e vitit 2016.

Krahasuar me raportin vjetor të 2015, ka një rritje prej 300.000, por gjithsesi bëhet fjalë për një situatë disi më të lehtë sesa periudha 2014-2015, kur shifrat u rritën me 5 milionë. Sidoqoftë, komisioneri i lartë i OKB për refugjatët, Filippo Grandi tha se ky raport paraqet një dështim tepër dekurajues të diplomacisë ndërkombëtare.

Grandi gjithashtu ngriti shqetësime se barra po bie mbi shtetet më të varfëra të botës, pasi 84% e të zhvendosurve në glob jetojnë në vende të varfëra apo me të ardhura mesatare. Kombet e Bashkuara deklaruan se ky raport duhet të inkurajojë vendet e pasura të mendojnë jo vetëm të pranojnë më shumë refugjatë, por të investojnë në promovimin e paqes dhe rindërtimin.

Sipas raportit, numri më i madh i refugjatëve vjen nga Siria, Afganistani dhe Sudani Jugor, ndërkohë që Turqia, Pakistani dhe Libani janë tre vendet që pranojnë më shumë refugjatë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
“Pra kur ligjin e shkelim ne quhet krim, kur e shkel qeveria quhet politikë?”

Close