“Shkëputja” e Kirkukut, Iraku rrit prodhimin e naftës
22/10/2017 - 0:48

Iraku rriti sot me 200 000 fuçi në ditë prodhimin e naftës në jug të vendit për të kompesuar humbjet që vijnë nga provinca e Kirkukut, ku nxjerrja e naftës është ndërprerë për shkak të konfliktit me Kurdët.

“Barsa Oil Company (BOC) filloi sot të pompojë 200 000 fuçi në ditë nga fushat në jug dhe qendër duke arritur një total prej 2,2 milionë fuçi të eksportuara çdo ditë”, theksoi në një komunikatë ministri i Naftës, Jabbar al Louaibi.

“Bëhet fjalë për të kompesuar sasinë e humbur nga Iraku pas ndërprerjes se eksporteve nga terminali turk i Ceyhan për shkak të operacioneve që po zhvillohen”, shpjegoi ai.

“Ky surplus me naftë do të eksportohet nga terminalet në jug”, vazhdoi ministri i Naftës.

Bagdadi filloi këtë javë një operacion për të rivendosur autoritetin e pushtetit qendror në zonat që kontrollohen nga luftëtarët kurdë.

Ndonëse ka arritur të rekuperojë fushën e Kirkukut, autoritetet federale irakiane nuk mund të eksportojnë naftë nga kjo zonë sepse naftësjellësi i ndërtuar në vitin 2013 në këtë zonë është dëmtuar dhe kontrollohet në pjesën tjetër nga kurdët
/ata/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter