Shpërthim në tualetin e grave në Kolumbi, tri viktima
18/06/2017 - 7:59

Tre gra janë vrarë në kryeqytetin kolumbian, Bogota, në atë që autoritetet thonë se ishte një sulm terrorist.

Shpërthimi ndodhi në një qendër tregtare të tejmbushur “Zona Rosa”, ku mbetën të plagosur edhe 11 persona të tjerë.

Kryebashkiaku i Bogotas Enrique Penalosa tha se një nga ata që vdiq ishte nga Franca.

Autoritetet thonë se besojnë se shpërthimi u shkaktua nga një bombë e vogël në një tualet për gratë.

Sulmi ndodhi pasditen e së shtunës, kur qendra tregtare “Andino” ishte plot me njerëz që blinin dhurata për Ditën e Atit, që festohet të dielën.

Një grua 23-vjeçare franceze, Julie Huynh, e cila kishte punuar si vullnetare në një shkollë në jug të qytetit ishte viktima e parë që u identifikua.

Ana María Gutiérrez, 27 vjeç dhe Lady Paola Jaimes Ovalle, 31 vjeç, u dërguan në spital, por më vonë u shpallën të vdekura.

Një shtetas francez, Nathalie Levrand, 48 vjeç, u pranua me traumë të indeve të buta, tha stafi mjekësor në Bogotá Country Clinic.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Një modele si Heidi Klum kush nuk do ta kishte zili

Close