Shpërthim pranë një kopshti në Kinë, vdesin shtatë persona
15/06/2017 - 19:56

Autoritetet kineze ka thënë se shtatë persona janë vrarë në një shpërthim që ka ndodhur afër një kompshti fëmijësht  në provincën Jiangsu.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe 66 persona të tjerë. Ndërkohë nuk dihet nëse ka fëmijës mes viktimave apo jo.

Televizioni kinez ka thënë se dy persona kanë vdekur në momentin e shpërthimit, ndërsa pesë të tjerët në spital.

Ende nuk dihet për shkaqet e këtij shpërthimi. 

Sipas raportimeve besohet se sulmi ka ndodhur afër hyrjes së kopshtit.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Një modele si Heidi Klum kush nuk do ta kishte zili

Close