Shteti Islamik ka pushtuar zonën malore Tora Bora në Afganistan
15/06/2017 - 16:31

Raportimet nga Afganistani bëjnë të ditur se grupi ekstremist Shteti Islamik ka pushtuar zonën malore Tora Bora, në lindje të Afganistanit. Në këtë vend ishte strehuar më parë themeluesi i Al-Kaidës, Osama bin Laden.

Përmes një audio inçizimi të transmetuar në Radion Khilfat, që është radio e militantëve, u njoftua se pas përleshjeve të ashpra me talebanët, flamuri i Shtetit Islamik është vënë mbi kompleksin e gjerë të nje shpelle në provincën Nangarhar.

Burime jo zyrtare kanë thënë se Tora Bora dhe hapësira rreth saj tashmë është nën kontroll të Shtetit Islamik. Po këto burime kanë thënë se pas disa ditë luftimesh, qindra famije janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Mirëpo, zëdhënesi taliban, Zabiullah Mujahid ka thënë grupi i talebanëve ka larguar militantët e Shtetit Islamik nga vendet që ata kishin thënë se kanë pushtuar më herët.

Militantët e Al-Kaidës të udhëhequr nga Osama bin Laden u patën fshehur nëpër shpella në Tora Bora pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-të më 2001, që rrëzoi talebanët nga pushteti në Kabul./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Tre vatra zjarri në qarkun e Dibrës, rrezikohet kurora e Lurës

Close