Ultimatumi - Spanja 5 ditë kohë Katalonjës për të ndarë mendjen për pavarësinë
11/10/2017 - 22:22

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy i dha 5 ditë kohë liderit separatist të Katalonjës që të thotë hapur nëse ka shpallur apo jo pavarësinë.

Nëse Carles Puigdemont konfirmon të hënën se e ka ndërmarrë këtë hap, atij do t’i jepen edhe tre ditë kohë të tjera për të tërhequr shpalljen e pavarësisë. 

Në fund të afatit, nëse sqarohet shpallja e pavarësisë dhe Katalonja nuk e tërheq atë, Madridi do të përdorë nenin 155 të Kushtetutës, duke e lejuar atë të pezullojë autonominë e rajonit dhe të imponojë sundimin e drejtpërdrejtë.

Udhëheqësit katalanas nënshkruan një deklaratë të pavarësisë të martën.

Megjithatë, ata ndaluan zbatimin e saj për të lejuar bisedimet me Madridin.

Spanja është përfshirë në trazira që kur qeveria separatiste mbajti një referendum të diskutueshëm në Katalonjë më 1 tetor i cili u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit.

Pothuajse 90% e votuesve mbështetën pavarësinë me një pjesëmarrje prej 43%, thonë zyrtarët katalanas.

Votuesit anti-pavarësi bojkotuan shumicën e votave dhe pati disa njoftime për parregullsi.

Policia kombëtare ishte e përfshirë në skena të dhunshme, ndërsa përpiqeshin të ndalonin votimin.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter