Spanjë, rrëzohet avioni ushtarak, vdes piloti
12/10/2017 - 13:01

Një pilot ka vdekur pasi një aeroplan ushtarak u rrëzua pranë bazës ajrore Llanos në në Albacete, në Spanjën juglindore, sipas ministrisë së mbrojtjes.

Avioni ushtarak është kthyer pas një aktiviteti në kuadër të ditës kombëtare të vendit.

Nuk është ende e qartë shkaku, bëri të ditur një zëdhënës i ushtrisë, citon Reuters.

Avioni luftarak Eurofighter u përplas të enjten. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një re të madhe tymi në zonën ku është rrëzuar avioni.

Policia ka këshilluar banorët që të shmangin zonën për të lejuar shërbimet e emergjencës për të kryer “protokollet e sigurisë”.

Policia e Albacete shprehu “ngushëllimet për familjen dhe miqtë e pilotit të vdekur” dhe paralajmëroi njerëzit që të ndiqnin informacionet nga burimet zyrtare vetëm për të “shmangur mashtrimet”.

Aeroplani po merrte pjesë në paradën ushtarake të ’12 tetorit’ – dita kombëtare e Spanjës – në Madrid, raporton Telecinco.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento