Suedi - Sulm me armë, 4 të plagosur në zemër të qytetit të Trelleborg
13/10/2017 - 12:26 Nga: Xhoi Zajmi

Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj njerëzve në qytetin e Trelleborg, Suedi duke lënë 4 persona të plagosur.

Agresori hapi zjarr rreth orës 11:30 mbrëmjen e së enjtes në qendër të qytetit, por fatmirësisht asnjë prej të plagosurve nuk ka marrë plagë të rënda.

Sipas mediave suedeze, policia ka arrestuar një person si të dyshuar për këtë incident, ndërkohë që 5 të tjerë po merren në pyetje. Sipas zyrtarëve, Trelleborg është një qytet i qetë, prandaj incidenti nuk po hetohet si akt terrorist.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter