Sulm në dy xhami në Afganistan, të paktën 72 të vdekur
21/10/2017 - 8:02 Nga: Alba Kekezi

Të paktën 72 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën gjatë 2 sulmeve terroriste në 2 xhami të ndryshme, në kryeqytetin afagan, Kabul.  Sipas autoriteteve zyrtare, mes viktimave ka edhe fëmijë. Sulmuesit kanë hedhur veten në erë brenda ambjenteve të xhamive. Grupi terrorist i Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë e këtyre sulmeve.

Të paktën 72 persona, midis tyre edhe fëmijë, kanë mbetur të vdekur pasi 2  sulmues  kamikaz kanë hedhur veten në erë në 2 xhami në Afganistan. Sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Brendshme e Afganistanit,dhjetra të tjerë janë plagosur në gjendje të rëndë.

Kamikazët  kanë instaluar bombat në xhaketën e tyre dhe më pas i kanë aktivizuar ato duke hedhur veten në erë, pasi kanë hyrë në ambjentet e xhamive.

Sipas dëshmitarëve sulmet ndodhën gjatë kohës që besimtarët po luteshin. Autoritetet zyrtare njoftuan se numri i viktimave mund të rritet.

Grupi terrorist i Shtetit Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmet kamikaze, por ende nuk ka një deklaratë mbi pretendimet e tyre.

Gjatë këtij viti, ISIS ka sulmuar disa xhami shiite në Kabul dhe në krahinën perëndimore në Heart duke shkaktuar viktima të shumta.

Gjatë këtij viti ISIS ka sulmuar disa xhami në Afganistan. Myslimanët shiitë janë shënjestruar nga një sërë sulmesh terroriste gjatë muajve të fundit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter