Paraqiten në gjykatë - Sulmet në Barcelonë, të dyshuarit akuzohen për terrorizëm dhe vrasje
22/08/2017 - 15:45

Nën masa të larta sigurie, 4 të dyshuarit e akuzuar si anëtarë të celulës terroriste përgjegjëse për sulmet në Katalonjë janë paraqitur në Gjykatën e Lartë në Madrid.

Ata po merren në pyetje nga gjykatësi që më pas do të vendosë se çfarë akuzash do të ngrihen për sulmet ku 15 persona humbën jetën dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën.

Pritet që terrorizmi, vrasja dhe zotërimi i armëve të jenë ndër akuzat e ngritura ndaj të dyshuarve.  

Ndër 12 anëtarët e celulës së dyshuar si përgjegjëse për terrorin në Barcelonë, 8 kanë vdekur, 2 janë vrarë gjatë një shpërthimi dhe 6 janë qëlluar nga policia.

I dyshuari si drejtues i automjetit që shkaktoi kasaphanën, 22-vjeçari maroken Younes Abouyaaqoub u vra një ditë më parë në rrethinat e qytetit.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Fusnota, “veç” deri te njohja e plotë nga BE

Close