Taipei, burri mësyn pallatin presidencial me shpatë samurai
18/08/2017 - 16:14 Nga: Xhoi Zajmi

Një person është arrestuar në Taipei pasi plagosi një polic ushtarak jashtë godinës presidenciale të Taivanit, duke përdorur një shpatë Samurai.

51-vjeçari i quajtur Lu mendohet ta ketë vjedhur shpatën nga një muzeum.

Ai mbante një flamur kinez dhe i tha policisë se në këtë mënyrë po shprehte pikëpamjet e tij politike. Ndërkaq, roja i plagosur u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Sipas një zyrtari të policisë, 51-vjeçari kishte përdorur një çekiç për të thyer xhamin në një muzeum të historisë ku ai vodhi shpatën. Zyrtarë të sigurisë e ndaluan teksa ai përpiqej të futej në pallatin presidencial, por si pasojë kësaj përplasjeje, një rojë mbeti i plagosur. Autoritetet nuk dinë ende qëllimet apo motivet e këtij akti.

Taivani është një provincë e vetë-qeverisur por konsiderohet si një provincë që kërkon shkëputje nga Kina. Pekini dëshiron që një ditë Taivani t’i bashkohet sërish territorit kinez.

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Fusnota, “veç” deri te njohja e plotë nga BE

Close