Rëndohet bilanci i viktimave në Portugali nga zjarret katastrofike
18/06/2017 - 12:20

Thellohet bilanci i viktimave nga zjarret katastrofike në Portguali. BBC shkruan se deri më tani janë regjistruar 61 viktima.

Shumica vdiqën duke u përpjekur të iknin me makinat e tyre në zonën Pedrógão Grande, 50 km (30 milje) në juglindje të Coimbra, sipas qeverisë. Disa zjarrfikës janë në mesin e 59 të lënduarve të tjerë.

“Për fat të keq kjo duket të jetë tragjedia më e madhe që kemi parë vitet e fundit sa i përket zjarreve në pyje”, tha kryeministri Antonio Costa.

“Numri i të vdekurve mund të rritet më tej”, tha ai.

Ministri i Brendshëm, Jorge Gomes tha se 30 prej atyre që vdiqën u gjetën brenda makinave dhe 17 të tjerë pranë tyre, në një rrugë që të shpie në autostradën IC8.

10:07- Tragjedi në Portugali, 45 të vdekur nga zjarret masive

Të paktën 45 persona kanë gjetur vdekjen nga zjarret në Portugalinë qendrore, shumë prej të cilëve u mbërthyen në makina, ndërsa flakët përfshinë një rrugë në pyll.

Ministria e Brendshme tha se shumica e vdekjeve kanë ndodhur në zonën e Pedrogao Grande, rreth 93 milje në verilindje të Lisbonës.

Rreth 600 zjarrfikës janë vënë në punë për shuarjen e zjarrit gjatë fundjavës. Ministria tha se 16 persona u vranë në makinat e tyre në një rrugë midis qyteteve Figueiro dos Vinhos dhe Castanheira de Pera dhe tre të tjerë vdiqën nga tymi në Figueiro dos Vinhos.

Transmetuesi publik RTP tha se kishte rreth 59 të plagosur, duke përfshirë gjashtë zjarrfikës. Katërmbëdhjetë të plagosurit ishin në gjendje të rëndë, tha televizioni.

Kryeministri Antonio Costa e quajti atë “tragjedia më e madhe e jetës njerëzore që ne kemi njohur në vite”. Ai tha se autoritetet portugeze po punonin për identifikimin e viktimave dhe se spitalet spanjolle do të ndihmonin në përpjekjet për të kontrolluar flakët.

Imazhet televizive treguan një mur të madh me flakë të kuqe të ndritshme që kërcenin mbi majën e pemëve në rajonin e pyllëzuar.

Portugalia ka pësuar temperatura të larta që kanë arritur në 40 gradë Celsius ditët e fundit.

Vendi jugor i Evropës është i prirur për zjarre në pyje në muajt e thatë të verës.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
“Barcelona do tronditej me eksploziv”, sulme të mëdha ishin planifikuar

Close