SHBA - Trump nis ‘çmontimin’ e Obamacare
12/10/2017 - 22:37 Nga: Xhoi Malësia

Presidenti Trump ka nisur një tjetër përpjekje për të shfuqizuar gradualisht planin Obamacare, ndërsa përmes një urdhëri ekzekutiv pritet të lejojë kompanitë e sigurimeve që të paraqesin ofertat e tyre për kujdesin shëndetsor. Sipas Trump, kjo nismë do të rrisë konkurencën dhe si rrjedhojë do të ulë çmimet. Megjithatë, një pjesë e ekspertëve shprehen se plani i Presidentit aktual do të humbasë efektin e  mbulimit të gjerë shëndetsor, që përbën thelbin e projektit që prezantoi Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me sa duket nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të zëvendësuar planin Obamacare, ndërsa përmes një urdhri ekzekutiv të firmosur së fundmi, ka shfuqizuar një prej pikave thelbësore të sistemit që u miratua nën administratën e paraardhësit të tij.

Me anë të aktit të ri, Trump tashmë pritet të lejojë kompanitë e sigurimeve që të ofrojnë paketa të vecanta për kujdesin shëndetsor. Sipas Presidentit, kjo nismë do të nxisë konkurencën dhe si rrjedhojë, cmimet do të ulen.

“Plani ynë do të krijojë një konkurencë të madhe si dhe do të sjellë transformime në shumë forma. Ndryshimi konstaton në uljen e cmimeve për milonë amerikanë. Kjo do të vijë si rrjedhojë e konkurencës. Kompanitë e sigurimeve do të luftojmë me njëra-tjetrën për të marrë nën kujdesin e tyre qytetarët. Kjo masë do të duhej të ishte marrë shumë kohë më parë.”

Propozimi i Presidentit Trump është pritur edhe njëherë me kritika nga një pjesë e ekspertëve. Sipas tyre, zbatimi i urdhërit ekzekutiv do të sjellë tronditje të madhe mbi tregjet e krijuara aktualisht në bazë të platformës Obamacare.

Gjithashtu, në qasjen e skeptikëve, kjo do të tërheqë më së shumti klientët relativisht të pasur, duke humbur mbulimin e gjerë shëndetsor, pikë e cila përbënte edhe thelbin e planit të miratuar nga ish-Presidenti, Obama.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento