Trump për Venezuelën: Mund të ndërhyjmë ushtarakisht për zgjidhjen e krizës
12/08/2017 - 15:43

Presidenti Donald Trump nuk ka kursyer as Venezuelën nga retorika e tij e ashpër e ditëve të fundit. Trump deklaroi se zgjidhja e krizës në vendin latino-amerikan mund të jetë një ndërhyrje ushtarake. Sidoqoftë, komenti është pritur jo mirë në Venezuelë, që e konsideron deklaratën një kërcënim serioz të sovranitetit.

Presidenti Donald Trump nuk ka përjashtuar mundësinë e një veprimi ushtarak edhe në zgjidhjen e krizës në Venezuelë. Në deklaratën e tij nga resorti i golfit në Bedminster, Nju Xhersi, presidenti surprizoi me këtë përshkallëzim në përgjigjen e Uashingtonit për krizën politike që ka kapluar vendin latino-amerikan. Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti venezuelas Nicolas Maduro ka kërkuar një bisedë telefonike me homologun amerikan, por Trump është përgjigjur se do të flasë me dëshirë me të, kur të rivendoset demokracia në vend.

Sugjerimi i presidentit amerikan është pritur jo mirë në Venezuelë. Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino e quajti “një akt çmendurie” deklaratën, ndërkohë Ministri i Komunikimit, Ernesto Villegas e konsideroi si kërcënimin më serioz kundër sovranitetit dhe pavarësisë së vendit. Ai ngriti shqetësimin se komentet e presidentit do të interpretohen si një mbështetje nga grupet e dhunshme opozitare.

Asambleja kushtetuese e re e presidentit Nicolas Maduro është kritikuar si anti-demokratike. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj tij, duke e quajtur Maduron diktator. Ndërkaq, opozita venezuelase që bojkotoi zgjedhjet për asamblenë kushtetuese, e akuzon Maduron se po përpiqet të mbajë me forcë pushtetin. Presidenti ka përsëritur vazhdimisht se asambleja e re do të sjellë paqe në vend, por protestat e dhunshme që kanë përfshirë vendin që prej prillit kanë vrarë më shumë se 120 persona.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. kendveshtrim says:

    arsyeja perpara fjales dhe debati para forces ,jan rruga sukseseve qe njerzimin e ka mbajtur ne unitet lillje domosdoshmerishe ,per mijra vite pa u shkatrruar,uroj qe dhe kjo temperature te larte politike te kthehet ne nje klime te shendeteshme per te gjith,me urtesi dhe pergjegjsi,ky koment behet per ato analist orientalist qe kerkojne mendimi per zgjillje afat gjata te problematikave te kohes

Komento